19 Prill 2024

Vazhdon testimi i dytë i unazës qendrore

Prishtinë, 20 maj - Komuna e Prishtinës njofton se të shtunën më 21 maj dhe të dielën më 22 maj, duke filluar nga ora 06:00-23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqyetetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Qarkorja njëkahëshe gjatë kësaj fundjave do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:  

- Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunë

- Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

- Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE

- Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

- Rruga “Garibaldi” deri te semaforët pranë Grandit

Ndërsa, siç edhe ju kemi informuar më herët, po në këto data, rrugët e poshtë cekura do të jenë të mbyllura për automjete dhe do të shfrytëzohen për aktivitetet e parapara në “Festivali i Pranverës”.

- Rruga “George Bush” deri tek semaforët pranë Katedrales.

- Rruga “Garibardi” deri tek semaforët pranë rrugës”Dritan Hoxha”.

Komuna e Prishtinës thirrje qytetarëve të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i testimit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)