06 Maj 2024

Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare dhe tek Dheu i bardhë

Prishtinë, 25 gusht - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se në bazë të informacioneve të pranuara sot nga dy pikë-kalimet kufitare Merdare dhe Dheu i bardhë  vazhdojnë pritjet e gjata dhe kolonat në dalje nga Republika e Kosovës për në Serbi.

Në Merdare kolona është e gjatë diku rreth (1) kilometër dhe pritjet për ne dalje zgjasin diku nga 2-3 orë, po ashtu edhe tek pikë-kalimi kufitar Dheu i bardhë pritjet  zgjasin me nga 2- 4 orë.

Situata në dy pikë-kalimet kufitare kohë pas kohe po ndryshon varësisht prej frekuentimit të automjeteve dhe punës së autoriteteve policore serbe.         

Në pikë-kalimet tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht pa pritje të gjata.        

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)