29 Prill 2024

VAS nis aktivitetin në Kosovë

Prishtinë, 9 prill - VAS, touroperatori më i madh në Shqipëri me përvojë 20 vjeçare në organizimin e udhëtimeve dhe pushimevë të cilësisë së lartë 365 ditë në vit po zgjëron aktivitetin në Kosovë.

Ky zgjërim është në përputhshmëri me misionin e VAS Group të bëhet operatori i parë mbarshqipëtar që ofron klientit në rajon një shumëllojshmëri produktesh joshëse turistike me realizueshmeri të lartë në çdo stinë.

VAS Kosova është touroperatori i parë dhe i vetëm në Kosovë e Shqipëri që do të ofrojë klientëve përparësinë e rezervimit ne çast me çmime konkurruese përmes faqes vas-rks.com.

Në këtë faqe klienti ka mundësi të njihet gjërësisht me produktet, itineraret, ofruesit e sherbimeve, çmimet dhe disponueshmërinë në çdo vend në kohë reale.

VAS Kosova është një investim historik në fushën e turizmit sepse bashkon kapitalin dhe përvojën e investitorëve nga Shqiperia dhe diaspora kosovare për të ofruar klientit kosovar mundësi të vizitojë destinacione të reja, të njihet me kultura ndryshë, të vizitojë vende historikë e kulturore më rëndësi botërore, të ndërmerr aktivitete që mbahen në mend tërë jetën duke pushuar dhe kënaqur o në grup apo individualisht.

Produktet dhe shërbimet e sigurta të VAS do të ofrohen përmes një rrjeti të gjërë të shitjes si online përmes vas-rks.com, agjencive turistike të autorizuara më tërë Kosovën apo në zyrën VAS Travel Club në qendër të Prishtinës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)