29 Prill 2024

VALA me ofertë atraktive për festat e fundvitit

Prishtinë, 23 dhjetor - Operatori publik mobil Vala, ka lansuar të premtën një mori shërbimesh dhe produktesh të leverdishme për të gjithë konsumatorët e saj gjatë festave të fundvitit.

Që nga sot e tutje, të gjithë konsumatorët me kontratë dhe parapagim të operatorit Vala, mund të realizojnë thirrje telefonike (për minutë) dhe të dërgojnë SMS, brenda VALA-s gjatë vikendeve me çmim atraktiv prej vetëm 3 cent. Kjo pako do te jetë e vlefshme vetëm gjatë vikendeve dhe festave zyrtare.

“VALA gjithashtu ka menduar t’u bëjë edhe një dhuratë tepër të këndshme gjithë konsmatorëve që duan të komunikojnë me të afërmit e tyre jashtë kufijve . Kjo do të thotë se thirrjet telefonike me bashkatdhetarët tanë në Zvicër,  Gjermani dhe Austri, do të kenë zbritje për 50 për qind”, ka deklaruar drejtor i Departamentit për Komunikim të PTK-së, Menduh Abazi.

Sipas tij, thirrjet në këto destinacione do të tarifohen 30 cent për minutë dhe kjo është edhe një premtim tjetër i përmbushur i VALA-s ndaj besnikërisë së konsumatorëve të saj.

“VALA gjithashtu hedh në treg edhe disa oferta të tjera, për të gjithë konsumatorët e vet që përdorin shërbimin e internetit në telefonat e tyre mobilë. Tarifa mujore për shërbimin e internetit për klientët me kontratë dhe me parapagim do të jetë  50 për qind më lirë dhe do të kushtojë vetëm 5 Euro në muaj”, ka pohuar Abazi.

Sa i përket shërbimit javor të internetit për klientët me parapagim, VALA do të ofrojë kapacitet deri në pesëfish më të shpejtë, që do të kushtojë vetëm 1.50 euro, me kapacitet deri në 100 MB.

Këto oferta, të operatorit Vala, do ta bëjnë komunikimin përmes telefonisë mobile mjetin më të kapshëm dhe më të lirë për të gjithë qytetarët e vendit.

Vala do të vazhdojë që edhe në të ardhmen të lansojë produkte dhe shërbime të reja, që do të jenë atraktive dhe të kënaqshme për të gjithë konsumatorët e saj.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)