29 Prill 2024

VALA 50 për qind më lirë me shtetet tej oqeanike

Prishtinë, 19 tetor - Operatori VALA ka lansuar një ofertë të re për të gjithë klientët e saj për disa nga destinacionet ndërkombëtare.

Duke filluar nga data dje të gjithë konsumatorët e VALA-s do të kenë mundësi të bisedojnë 50 për qind më lirë me destinacionet si SH.B.A, Kanada, Australi dhe Zelande të Re.

VALA në vazhdën e përkushtimt maksimal në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve të saj, ofron zbritje të re për thirrjet drejtuara SH.B.A-së dhe Kanadas nga 0.46 euro në 0.28 euro si dhe thirrjet drejt Australisë dhe Zelandës së Re nga 0.92 euro në 0.46 euro.

Kjo zbritje për 50 për qind nuk do jetë përfitimi i vetëm i konsumatorëve të VALA-s, pasi që do ketë në vazhdimësi oferta të tjera atraktive promocionale si për thirrje ndërkombetare ashtu edhe për produkte aktuale dhe së shpejti do të ketë edhe një çmimore të re të thirrjeve me shtetet evropane.

Operatori Vala çdo ditë e më shumë është duke shtuar numrin e konsumatorëve si dhe në të njëjtën kohë është duke ngritur standardin e saj.

Ofertat e llojllojshme për konsumatorët, shërbimet kualitative si dhe qasja ndryshe ndaj konsumatorëve, kanë bërë që në këtë periudhë kohore të ketë shtim të numrit të konsumatorëve, në një anë, si dhe refleksione pozitive në aspektin financiar, nga ana tjetër, ndërkohë që kjo qasje dhe ky përkushtim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Sa për ilustrim, gjatë nëntëmujorit të këtij viti, VALA ka bërë rritjen e të hyrave afër 9 milionë euro më shumë sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke shënuar sërish një ngritje të ndieshme në gjithë sistemin e saj të operimit, përfshirë rritjen e grafikonit të thirrjeve, sms-ve, përdorimit të roamingut, shtimit të numrit të konsumatorëve, etj.

Përveç kësaj, operatori publik VALA deri në fund të vitit do të dalë në treg me produkte të reja të cilat do të jenë të dizajnuara për të kënaqur kërkesat e grupeve të ndryshme të konsumatorëve të të gjitha shtresave dhe kategorive.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)