29 Shkurt 2024

Vala, 4.8 milionë sms për festën e Kurban Bajramit

Prishtinë, 17 nëntor - Edhe një rekord i ri është shënuar gjatë ditës së festës së Kurban Bajramit ana ana e operatorit publik Vala.

Kjo për faktin se mbi 4.8 milionë mesazhe (SMS), janë dërguar suksesshëm brenda një dite të vetme, përkatësisht gjatë ditës së martë kur është festuar Kurban Bajrami.

Bazuar në statistikat e operatorit mobil VALA, prej orës 00:00 – 00:00 të datës 16 nëntor janë regjistruar saktësisht 4.8729.6072 milionë dërgime të sms-ve, gjë që rezulton edhe me një rekord të ri.

Megjithë ngarkesën e madhe si dhe kërkesat enorme të konsumatorëve për të dërguar sms urimesh për festë, operatori Vala ka qenë 100 për qind e suksesshme duke shënuar rritje të konsiderueshme.

Krahasuar me vitin e kaluar, në po të njëjtën festë, VALA ka rritur ndieshëm numrin e SMS-ve të dërguar dhe të realizuar.

Në krahasim me festën e Bajramit të fundit (9 shtator 2010) janë dërguar rreth 450,000 më shumë SMS, që përbën rritje prej 10 për qind, ndërkohë që për dallim me festën e Bajramit të vitit të kaluar (27 nëntor 2009) janë dërguar rreth 1,320,000 më shumë SMS, që do të thotë rritje prej 37 për qind.

”Numri i madh e sms-ve të dërguar si dhe rritja e vazhdueshme e këtyre përqindjeve, tregon më së miri për punën e madhe, angazhimin maksimal si dhe ofertat atraktive që u kemi ofruar konsumatorëve tanë, ndërkohë që ky angazhim dhe ofertat e reja do të jenë prioritet i menaxhmentit që të jetë në shërbim të konsumatorëve për ngritje të cilësisë së produkteve, në një anë dhe rritje të vlerës së kompanisë, nga ana tjetër”, ka theksuar Dr. Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së.

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, ka thënë gjithashtu se grafikonet e rritjes së efikasitetit të VALA-s dhe shtimit të konsiderueshëm të sms-ve për dallim me vitet e kaluara, është pasqyrë e të arriturave të PTK-së në drejtim të komunikimit më të mirë dhe shërbimeve më kualitative.

VALA edhe për këtë festë, u ka mundësuar dërgimin e miliona SMS-ve dhe realizimin e thirrjeve, përmes të cilave konsumatorët tanë, u kanë përcjellë urimet e tyre familjarëve dhe miqve anë e mbanë Kosovës.

Për festën e Kurban Bajramit, operatori publik mobil VALA, ka lansuar në treg ofertën speciale për t’iu mundësuar rreth 1.2 milionë konsumatorëve të saj komunikimin përmes SMS-ve për vetëm 1 cent brenda Vala-s dhe në të njëjtën kohë ka aplikuar tarifën e lirë, që do të thotë se të gjithë konsumatorët e VALA-s kanë përfituar nga komunikimi prej vetëm 4 cent për minutë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)