28 Prill 2024

Ukraina dhe Kazakistani bashkë do të prodhojnë aeroplanë

Kiev, 3 qershor - Ukraina dhe Kazakistani negocojnë për fillimin e prodhimtarisë së përbashkët të aeroplanëve të vegjël për udhëtarë, në një fabrikë e cila do të gjendej në Kazakistan.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kazakistanit lajmëroi se lokaliteti për ndërtimin e fabrikës së ardhshme tashmë është përcaktuar në Almati, ish-kryeqendrën e Kazakistanit dhe qendër më e madhe komerciale në vend.

Kazakistani ka nevojë për rreth 100 aeroplanë për linjat vendore, ndërsa aeroplanët e prodhuar në bashkëpunim me Ukrainën do të mund të eksportoheshin në shtetet fqinje, konsideron udhëheqësia e këtij shtetit të Azisë Qendrore.

Në këtë moment, dy vendet negocojnë për prodhimin e aeroplanëve me repart turbopropeler “An-140”, i cili është i dizajnuar nga byroja projektuese e fabrikës ukrainase për aeroplanë “Antonov”. “An-140” mund të transportojë 52 udhëtarë.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)