03 Maj 2024

Transporti detar grek zgjeron grevën

Athinë, 7 shkurt - Përkrahës të punonjësve të transportit detar në Greqi marshuan sot në Portin e Pireut, për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj një ligji që urdhëron ekuipazhet e anijeve të kthehen në punë.

Ky ligj, i cili sillet në fuqi rrallëherë, po kërkohet të zbatohet për herë të dytë në më pak se dy javë.

Vendimi i kryeministrit konservator Antonis Samaras për mobilizimin civil të ekuipazheve të anijeve, merret pasi sindikata e punonjësve të transportit detar vendosi ta zgjerojë grevën.

Marinarët që nuk pranojnë t’i binden vendimit kërcënohen me arrestim dhe me burgim deri 5 në vjet, megjithëse një udhëheqës i sindikatës tha se punonjësit do të përpiqeshin të mos e përfillnin urdhërin.

Greva e punonjsëve të transporti detar ka patur ndikim tek banorët e ishujve grekë, shumë prej të cilëve i marrin furnzimet e përditshme me anije. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)