25 Prill 2024

Transparenca e mangët në investimet publike në rrugë

Prishtinë, 5 nëntor - Lëvizja FOL ka mbajtur sot tryezën me temën: “Transparenca e investimeve publike në infrastrukturën rrugore”, me ç’rast ka publikuar edhe raportin me të njëjtin titull. Në këtë tryezë është trajtuar niveli i transparencës së këtyre investimeve, gjendja aktuale dhe hapat që duhet të  ndërmerren në të ardhëm.

Ramdan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL  deklaroj: “Kjo tryezë nuk ka për qëllim të njollos ndërtimet që janë duke u bërë në infrastrukturën rrugore, por nga ne kërkohet transparencë dhe llogaridhënie”.

Ilazi tha se Publikimi i këtij raporti bëhet në kuadër të projektit “Transparenca e investimeve publike në infrastrukturën rrugore” me mbështetjen e USAID-it përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile i implementuar nga ISC 0 Instituti për Komunitete të Qëndrueshme.


Fidan Kalaja koordinator i projektit, prezantoj raportin  “Transparenca e investimeve publike në infrastrukturën rrugore”. Sipas tij, investimet në infrastrukturën rrugore kanë qenë prioritet i qeverisë në këto tre vitet e fundit gjë e cila mund të shihet qartë edhe në planifikimin dhe në ndarjen e buxhetit për këtë sektor.

“Vetëm në tri vitet e fundit (2008-2010), mesatarisht 30% deri në 50% i buxhetit të Republikës së Kosovës për investime kapitale është ndarë për projekte rrugore, kurse në tri vitet e ardhshme (2011-2013) parashihet që kjo përqindje do të shkojë deri në 60%.”, tha Kalaja.

Sipas tij, duke u fokusuar kryesisht në projektin më të madh infrastrukturor pas lufte në Kosovë, Autostradën Morinë-Merdare, ky raport ka identifikuar disa nga mangësitë në rrafshin e respektimit të parimeve të transparencës siç janë mos informimi i publikut rreth planifikimit të këtij projekti e sidomos për koston e saktë financiare, mos dhënien e informacionit rreth burimeve të financimit të tij, refuzimi i qasjes në dokumentacionin e projektit pa ndonjë arsyetim të bazuar, si dhe krijimi i tendencës për anashkalimin e funksionit mbikëqyrës të Kuvendit në këtë proces.

“Lëvizja FOL, do të iniciojë realizimin dhe hartimin e një dokumenti mbi standardet e transparencës dhe llogaridhënien e investimeve publike dhe projekteve të infrastrukturës rrugore. Ky dokument do të mëtoj të inkorporoj në vete bazën ligjore, kushtet për integrim në BE, standardet ndërkombëtare që rregullojnë këto aspekte dhe faktorë tjerë të ndërlidhur”, tha ai.

Ndërkaq, ish-kryetarja e komisionit për transport në Kuvendin e Kosovës,  Myzejene Selmani tha se është dobësi e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit që asnjëherë nuk ka dhënë llogari për investimet e bëra. 

“Me përjashtim kur është diskutuar për trasenë e Autostradës, më asnjëherë nuk kemi ditur asgjë për këtë projekt strategjik. Dy herë e kemi ftuar ministrin Limaj që të jetë në Komisionin për Transport dhe ai nuk ka ardhur” ,  tha Selmani. Sipas saj,  as ajo që ishte kryetare e Komisionit për Transport nuk e ka parë kontratën  për ndërtimin e Autostradës mes MTPT-së dhe Becktel&Enka.

“Sa i përket çmimit të  ndërtimit të autostradës, gjatë një takimi me Komisionin Evropian është folur se kostoja e autostradës mund të kaloj edhe shifrën ekzistuese, mirëpo ne nuk kemi asnjë informacion zyrtarë”.  Sipas saj  rrugët  në Kosovë mund të jenë ndërtuar sipas standardeve evropiane, mirëpo cilësia e tyre është tepër e dobët. “Çdo projekt rrugor kësaj qeverie zakonisht i ka kushtuar me plus 10 përqind të shumës totale për shkak të zvarritjes së punimeve që janë bërë, dhe kjo automatikisht ka dëmtuar qytetarin e Kosovës ngase ky buxhet është nga taksapaguesit e Kosovës”.

Avni Arifi, përfaqësues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se kjo qeveria ka zgjedhur infrastrukturën rrugore që të investoj, dhe ky ka qenë lajm i mirë, mirëpo edhe më i mirë do të ishte sikur këto projekte të ishin më kualitative dhe më transparente. “Sa i përket transparencës në infrastrukturën rrugore, Kosova ka përjetuar një katrahurë buxhetore. Plus fjala është për  rrugë të një kualiteti shumë të dobët. Në Kosovë nuk do të ketë autostradë. Do të ketë dy segmente rrugore  Vërmicë-Orllat dhe Fushë Kosovë-Besi” tha Arifi. 

Edhe Eljesi Surdulli, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Kosovare për Ndërtim të Rrugëve tha se qasja në dokumente zyrtare është shumë e vështirë në institucionet tona. Sipas tij  në Draft ligjin për Ndërtim që është duke u hartuar, përveç një grupi të caktuar të tjerët nuk kanë qasje në të.

“Shifrat që janë prezantuar në raportin e FOL –it nuk janë përfundimtare dhe janë më të vogla sa ato që ne shoqatë posedon. Këto shifra janë gati tri herë më të vogla” , tha Surdulli. Mungesa e koordinimit mes qeverisë qendrore dhe asaj lokale, sipas Surdullit sjell shumë parregullsi. “Si pasoj e mos koordinimit të këtyre institucioneve shumica e rrugëve në Kosovë janë ndërtuar pa leje ndërtimi”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)