03 Maj 2024

Themelohet Komiteti për Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit

Prishtinë, 12 qershor - Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotshme ka miratuar vendimin për themelimin e Komitetit Drejtues Ndërministrorë për zhvillimin e Projektit “Rruga 6”, autostrada Prishtinë-Hani i Elezit, bën të ditur Kryeministria përmes një komunikate për media.

Në këtë komitet do të bëjnë pjesë ministri i Infrastrukturës, ministri i Financave, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe rekomandimin e Komitetit Qeveritar për Privatizimin e Kompanisë Kosovare të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike.

Sipas këtij Rekomandimi, Konsorciumi Limak&Çalik është shpallur fitues në tenderin për privatizimin e kësaj kompanie. Ky konsorcium ka ofruar 26.3 milionë dhe ka premtuar rreth 200 milion investime në kompani për periudhën afatmesme.

Qeveria ka miratuar edhe koncept-dokumentin për hartimin e Projektligjin për dërgimin e kontingjenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si dhe ka miratuar vendimin për pranimin  e ftesës nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në manifestimet për shënimin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Është aprovuar po ashtu edhe Rregullorja për procedurat e blerjes dhe marrjes me qira të objekteve për misione diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.

Qeveria ka aprovuar vendimin për propozimin e amandamentimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me qëllim të përfshirjes së të drejtës për amnistinë në Kushtetutë. Kjo do të mundësonte edhe nxjerrjen e ligjit për amnistinë në Republikën e Kosovës.

Edhe Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2012, ka marrë dritën e gjelbër në këtë mbledhje të Qeverisë së Republikës së Kosovës
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)