25 Prill 2024

Thaçi në interpelancë për autostradën Vërmicë – Mërdar

Prishtinë, 20 qershor - Me kërkesë të lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Hashim Thaçi, do të thirret në interpelancë për të raportuar para Kuvendit në lidhje me ndërtimin dhe shpenzimet për autostradën Vërmicë – Mërdar.

Nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës është konfirmuar se kjo seancë do të thirret javën e ardhshme, por nuk është përcaktuar ende dita e mbajtjes së saj.

Në bazë të nenit 65.9 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe nenit 44, paragrafi 1, të Rregullores së Kuvendit, Grupi Parlamentar i Vetëndosje!-s, thërret në interpelancë parlamentare,.Kryeministrin e  Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me kontratën e qeverisë së Kosovës dhe konzorciumit Bechtel – Enka për autostradën Morinë - Merdarë.

Vetëndosje! kerkon nga kryeminstri Thaçi qe të informoi Kuvendin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, për kontratën e qeverisë së Kosovës dhe konzorciumit Bechtel – Enka për autostradën Morinë - Merdarë, rekomandimet e kompanisë këshilluese Eversheds në lidhje me këtë kontratë, dhe negociatat me konzorciumin.

Me 12 prill të vitit 2010, qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar kontratën me konzorciumin Bechtel-Enka për ta ndërtuar autostradën Merdarë – Morinë, me vlerë prej më shumë se 650 milion Euro. Kjo është kontrata më e madhe e nënshkruar nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Kontrata e negociuar dhe e nënshkruar nga qeveria e Republikës së Kosovës, në krye me Hashim Thaçin, nuk u publikua asnjëherë, përkundër kërkesave ligjore që një gjë e tillë të bëhet.

Kontrata u mbajt e fshehur nga qytetarët e Republikës së Kosovës nën pretekstin se kjo ishte një sekret biznesor. Kësisoji qeveria e Kosovës është kujdesur që më shumë t’i mbrojë interesat e konzorciumit Bechtel-Enka se sa të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kontrata sipas Vetëndosjes nuk është e mbrojtur nga Ligji mbi Klasifikimin e Dokumenteve, sepse nuk rrezikon sigurinë nacionale dhe nuk është e klasifikuar si e tillë nga Agjencia e Inteligjencës së Kosovës, gjë që kërkohet me ligj.

Lëvizja Vetëndosje! ka siguruar kopjet e kontratës finale, si dhe kopjet e një pjese të komunikimit të qeverisë së Kosovës me kompaninë këshilluese Eversheds. Analiza e Kontratës ka treguar se kjo kontratë është shumë e pafavorshme për qytetarët e Republikës së Kosovës. Pikërisht kjo është arsyeja pse kontrata nuk është publikuar ndonjëherë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)