29 Prill 2024

“Telekom Sllovenia” me humbje operative prej 211.2 milionë euro

Lubljanë, 26 shkurt - Menaxhmenti i “Telekom Sllovenia”, pronari i operatorit maqedonas “One” publikoi rezultatet e pashqyrtuara financiare për punën e grupacionit për vitin 2010.

Në kumtesën e kompanisë qëndron se për shkak të investimeve të shumta në Maqedoni, me blerjen e “Kosmofon”-it, “One” i tanishëm, si dhe të atyre në Kosovë (“Ipko”), me vlerë të përgjithshme prej 208.2 milionë euro, grupacioni ka lajmëruar humbje të përgjithshme operative prej 211.2 milionë euro për vitin e kaluar.

Në rretahan të tilla, menaxhmenti i “Telekom Sllovenia” paralajmëron ndryshim të menaxhmentit dhe zvogëlim të rrogave të të punësuarve në filialet e tyre në Maqedoni dhe Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)