04 Maj 2024

Të gjitha rrugët e kalueshme në zonën e Shalës

Mitrovicë, 8 janar - Bora e përcjellur me erë të fuqishme që ka rënë ditëve të fundit, ka vështirësuar lëvizjen në zonën e Shalës së Bajgorës. Megjithatë zyrtarët komunalë në Mitrovicë bëjnë të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se trashësia e borës nuk është e madhe, mirëpo problem kanë paraqitur ortekët e krijuara nga era në rrugën kryesore në këtë zonë malore. Poashtu ai tha se ortekë janë krijuar edhe nëpër rrugët lokale në fshatrat e kësaj zone.

Drejtori Bala, tha se nuk ka pasur shumë ankesa nga banorët, meqë kompania ndërkomunale “Uniteti”, e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve lokale në këtë rajon ka ndërhyrë me kohë.

“Përderisa rruga magjistrale që është në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës është pastruar me kohë, në rrugët lokale ka ndërhyrë “Uniteti”, duke zhbllokuar rrugët nga ortekët e mëdha”.

Tha se nuk ka pasur ndonjë problem si pasojë e kësaj gjendjeje të krijuar për shkak të intervenimit të shpejtë.

“Ne jemi të përgatitur që të përballemi me këto situata dhe nuk do të lejojmë që rrugët të mbeten të bllokuara”.

Bala tha se megjithë erën e fuqishme nuk ka pasur ndonjë problem serioz. “Janë dëmtuar disa rrethoja të oborreve, ndërsa një rast në Bajgorë është ankuar për demolim të pullazit nga era e fortë”.

Ai theksoi ekipet emergjente kanë dalur në terren dhe kanë konstatuar se nuk ka pasur ndonjë dëm serioz nga era.

“Kemi qenë në shumicën e fshatrave të kësaj zone malore nuk ka ndonjë problem si pasojë e borës apo erës”.

Edhe banorët thonë se përveç ortekëve që kanë krijuar telashe nuk kanë pasur probleme tjera. Xahfer Fejza nga Zaberxha, thotë se era ka krijuar shtresa të mëdha bore në rrugë andaj edhe kanë kërkuar nga komuna që të intervenoj.

Ai thotë se pas disa orëve bora është pastruar edhe nga rruga e fshatit të tyre dhe mandej nuk ka pasur ndonjë pengesë.

Ai thekson se kompanitë e pastrimit duhet të jenë vazhdimisht në gatishmëri, meqë rrugët mund të bllokohen në çdo kohë si pasojë e përkeqësimit të motit.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)