04 Maj 2024

Të gjitha rrugët e kalueshme në Mitrovicë

Mitrovicë, 10 dhejtor - Në territorin e Komunës së Mitrovicës të gjitha rrugët janë të kalueshme, përkundër motit të ftohtë dhe borës që ka rënë ditëve të fundit. Më shumë probleme ka në zonën e Shalës së Bajgorës, ku sasia e borës është më e madhe.

Rasim Veseli, drejtor për Shërbime Publike në Komunën e Mitrovicës, tha se të gjitha rrugët në gjithë territorin janë të kalueshme. “Kompania “Uniteti” e cila është e kontraktuar nga komuna ka reaguar me kohë duke mos lejuar bllokimin e asnjë rruge”.

Ai tha se për ndonjë kërkesë eventuale në brendi të fshatrave të thella malore, kjo kompani është e gatshme të reagoj menjëherë. “Për momentin probleme më tepër ka me qarkullimin nëpër trotuare, meqë ka ngrica”.

Lidhur me këtë ai tha se është obliguar kompania që të hedh kripë nëpër trotuare. “Kërkojmë nga pronarët e lokaleve dhe të shtëpive që të pastrojnë trotuaret para pronave të tyre, në mënyrë që të eliminohet rreziku për këmbësorët”.      

Ndërsa, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se më shumë telashe ka në rrugët magjistrale, sikur ajo Mitrovicë-Podujevë që kalon nëpërmes zonës së Shalës së Bajgorës. “Ne jemi të gatshëm në rast nevoje të angazhojmë edhe kompani shtesë”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)