29 Prill 2024

Taksistët kanë bllokuar për një orë hyrje - daljet në Aeroport

Prishtinë, 4 janar - Auto taksistët nga Komuna e Prishtinës dhe nga Fushë-Kosova kanë bllokuar hyrjen dhe daljen e Aeroportit Nderkombëtar të Prishtinës, pasi Komuna e Lipjanit ua ka ndaluar taksistëve të këtyre dy komunave të bartin udhëtarë në Aeroport.
 
Jusuva Azemi kryetar i SPEVZ ka thënë se Sindikata  e  Sektorit  Private  në  bashkëpunim  me  shoqatën  sindikale  të  Prishtinës  dhe  Fushë Kosovës  sot bënë  bllokimin  e  aeroportit  për  një  orë  në  shenjë   pakënaqësie  me  një  vendim të  inspektorëve  të  Kuvendit Komunal të Lipjanit,  ku në  bazë  të  atij  vendimi  u  cenohet  e  drejta  auto- taksive  të  Prishtinës  dhe  F. Kosovës të  kryejnë  veprimtarinë  e  tyre  që  nga  themelimi  i  aeroportit. 

Azemi ka theksuar se auto-taksitë  e Prishtinës kanë  vendim nga kryeministri i Kosovës që vendimi i komunës  së  Lipjanit është jo valid, dhe auto-taksitë e dy komunave me  06.01.2012 do të  shkojnë  në  vendet  e tyre të punës por jo sikur sot.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)