03 Maj 2024

Tahiri: Kodi 383 apo 384 i takon Kosovës

Prishtinë, 6 janar - Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, i cili po qëndron në Bruksel, në kuadër të dialogut teknik me Republikën e Serbisë, ka zhvilluar një takim të veçantë me përfaqësuesit e BE-së Pier Mirel dhe Nicholas Cendrowitz lidhur me çështjet e telekomit dhe energjisë më datën 4 shkurt 2013 si dhe ka marrë pjesë në një takim trepalësh lidhur për këto çështje që u mbajt dje më 5 shkurt 2013 në selinë e BE-së në Bruksel.

Në këto takime, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, kërkoi rritjen e angazhimeve nga ana e Bashkimit Evropian për arritjen e marrëveshjeve në fushën e energjisë dhe telekomit për të cilat po bisedohet gati për dy vjet.

Me këtë rast zëvendëskryeministrja Tahiri theksoi se çështja e energjisë në të gjitha shtetet duhet të ketë për bazë Traktatin e Komunitetit të Athinës për Energji, nënshkruese e të cilës është Kosova, përkatësisht KOSTT-i si operator i vetëm publik për çështjet e transmisionit, andaj bashkëpunimi mes shteteve duhet të bëhet mbi këtë Traktat.

“Kosova me përkushtim shtetëror bën zbatimin e Traktatit të Athinës për Energji mirëpo nga ana e Serbisë ka shkelje të këtij traktati, të cilat shkelje janë konstatuar zyrtarisht nga Sekretariati i Komunitetit të Athinës.\"

\"Nga Serbia është kërkuar që t’i ndërpres ndërhyrjet ilegale në sistemin e transmisionit energjetik të Kosovës dhe të bëjë kompensimet për dëmet e shkaktuara deri më tan” ka thënë znj.Tahiri.

Po ashtu, ajo shtroi nevojën e normalizimit të pagesave nga ana e konsumatorëve të energjisë në veçanti në pjesën veriore të vendit, të cilët iu kanë shmangur obligimeve ndaj KEK-ut për një kohë të gjatë.

Zëvendëskryeministrja Tahiri potencoi se Kosova zhvillon bashkëpunim konstruktiv në fushën e energjisë me të gjitha vendet e rajonit, dhe një gjë e tillë mund të bëhet edhe me Serbinë, por me kusht që Serbia të ndaloj ndërhyrjet ilegale përkatësisht të zhbëjë strukturat ilegale në fushën e energjisë.

Për sa i takon diskutimeve për fushën e telekomit, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri në mënyrë të veçantë u fokusua në kodin shtetëror telefonik duke thënë se kodi 383 apo 384 i takon Kosovës, që nga koha kur ITU ka ndarë tetë kode telefonike për tetë njësitë federal të ish-Jugosllavisë.

Ajo kërkoi angazhim më të madh të BE-së për zgjidhjen e çështjes së kodit telefonik, si dhe shtoi se pengesat dhe opstrukcionet e Serbisë në këtë drejtim nuk janë në frymën e dialogut ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë.

Në vazhdim, delegacioni i Kosovës shtroi domosdonë e ndërprerjes së veprimtarisë së operatorëve ilegal të Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës, duke insistuar që kjo çështje të zgjidhet sa në shpejtë përmes dialogut në mënyrë që të mos ketë nevojë për masat tjera për zgjidhjen e këtij problemi. 

Nga ky takim nuk pati përafrim të rëndësishëm të qëndrimeve, dhe u vendos që të vazhdohet me takime në ditët në vijim. Gjatë takimit, delegacioni i Kosovës paraqiti vërejtjet e saja ndaj palës serbe e cila e anuloi pjesëmarrjen në takimin e janarit, një ditë para takimit, si dhe kërkoi një sjellje më korrekte.

Në delegacionin e Kosovës të udhëhequr nga Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri morën pjesë: znj. Elona Cecelia, këshilltare politike e zëvendëskryeministres Tahiri,  Fadil Ismajli, Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT-it, Naim Bejtullahu, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i KOSTT-it, Arben Gjukaj, Kryeshef Ekzekutiv i KEK-ut, znj. Merita Kostori, anëtare e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ekrem Hoxha, kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir Imeri , udhëheqës i Departamentit të Telekomunikacionit në ARKEP.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)