Superautostrada që do të lidhë Britaninë me Amerikën

Moskë, 25 mars - Britania mund të lidhet me Amerikën nëpërmjet rrugës, sipas një projekti ambicion të Akademisë ruse së Shkencave që ka nisur të diskutohet.
Sipas medieve britanik, në tavolinën e presidentit Vladimir Putin ka mbërritur një propozim tejet strategjik, ku është hedhur ideja për ndërtimin e autostradës më të madhe në botë, rreth 12,400 milje, e cila do të lidh skajin më perëndimor të Rusisë me ngushticën e Beringut pranë Alaskës.
Ky projekt ambicioz përfshin edhe lidhjen me hekurudhën Trans-Siberiane apo ndërtimin e gazsjellësve përgjatë autostradës.
Kreu i Akademisë së Shkencave të Rusisë, Vladimir Fortov ia ka dorëzuar planin Rripi i zhvillimit Trans-Eurasian presidentit Putin, por nuk ka një shifër të saktë se sa mund të kushtojë ai.
Projekti është shumë ambicioz dhe i kushtueshëm, por do të zgjidh shumë probleme në zhvillimin e atij rajoni të gjerë, ka deklaruar Fortov.
Krijuesit e këtij projekti shprehen se ndërtimi i tij do të kërkojë triliona dollarë, por insistojnë se përfitimet ekonomike që do të ketë Rusia, tejkalojnë çdo kosto.