Stacioni i Autobusëve në Mitrovicë do të rinovoj kulmin

Mitrovicë, 22 qershor - Stacioni i Autobusëve  në Mitrovicë, gjatës javës së kaluar është goditur nga stuhia dhe erërat e fuqishme, që kanë çuar edhe drejt dëmeve të mëdha.
Xhavit Hasani, drejtor i kësaj ndërmarrje ka thënë se, si pasoj e shiut dhe  erës së fortë gjatë javës së kaluar,  Stacioni i Autobusëve ka pësuar dëmtime në kulmin e tij. 
“Gjatë javës së kaluar, si pasoj e erërave të forta që kapluan qytetin tonë, janë evidentuar dëmtime në pullazin e ndërmarrjes, ndërkaq menjëherë pas këtij rasti zyrtarët komunal kanë realizuar edhe vizita për të evidentuar dëmet”, ka thënë drejtori Hasani. 
Komuna e Mitrovicës njofton të gjithë qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha veprimet  që të bëhen riparimet e nevojshme dhe aktualisht janë  duke u  zhvilluar procedurat e rregullta të prokurimit për sanimin e këtij dëmi dhe funksionalizimin e tij  sa më të shpejtë. 
















