19 Prill 2024

Sot fillon dhënia e targave të reja të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 6 dhjetor - Pas shumë zvarritjesh dhe shtyrjesh, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se sot bëhet ceremonia solemne e dhënies së targave të reja të Republikës së Kosovës.

Në ceremoninë e dhënies së targave të reja, do të merr pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Ceremonia e dhënies së targave do të bëhet në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Prishtinë, që gjendet në hapësirat mbrapa Pallatit të Shtypit në Prishtinë.
 
Odiseja për furnizimin e targave ekzistuese “KS” pas një periudhe relativisht të gjatë duket të këtë marrë fund. 

Sipas kontrates furnizim me targa për regjistrimin e automjeteve, sasia e përafërt vjetore do të jenë 204.400 pale targa të llojeve të ndryshme dhe 47.890 cope targa të llojeve të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)