Sllovenia shet 75 për qind të Aeroportit të Ljubljanës

Lubjanë, 13 shtator -  Sllovenia do tia shesë tre të katërtën e Aeroportit të Ljubjanës kompanisë gjermane Fraport. Kjo është vetëm një pjesë e privatizimeve të planifikuara në vend. 
Blerja është në vlerë 177.1 milionë euro. Kompania ka ndërmend tu propozojë pronarëve që të blejë dhe të tjerët 24.5 për qind. Vitin e kaluar nga shërbimet e Aeroportit të Ljubljanës janë përfituar 1.3 milionë pasagjerë. 
















