03 Maj 2024

Sindikata kërkon ndërprerjen e privatizimit të PTK-së

Prishtinë, 12 mars - Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së u ka bërë ftesë të gjithë ata që mendojnë se procesi i privatizimit duhet menjëherë të ndërpritet, t’i bashkëngjiten në protestën, e cila do të mbahet të enjten, më 14 mars.

Në komunikatën për media FSP thekson arsyet se pse duhet menjëherë të ndërpritet procesi i privatizimit të PTK-së. Sipas sindikatës, procesi i privatizimit në këtë kohë dhe në këto rrethana është i papranueshëm për punëtorët e PTK-së dhe duke u bazuar në shumë deklarata publike të qytetarëve të Kosovës edhe për shumicën e qytetarëve të Kosovës.

“Fakti se këtë proces e udhëheqin ata të cilët e kanë nënshkruar kontratën skandaloze për shitje të distribucionit të KEK-ut, na bënë edhe më skeptik se shitja e PTK-së do të është e dobishme për punëtorët e PTK-së dhe shtetin tonë. Procesi i privatizimit të PTK-së është i kundërligjshëm sepse nuk ka bazë ligjore. Nuk ka vendim të plotfuqishëm të kuvendit për miratimin e procesit të privatizimit”.

FSP thekson se ky proces duhet të ndërpritet sepse shumica e privatizimet në Kosovë deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme, kanë ndikuar në rritjen e numrit të papunëve dhe rritjen e varfërisë në Kosovë.

“Ky proces duhet të ndërpritet sepse bartës të këtij procesi është qeveria e cila në radhët e veta ka qeveritarë të cilët aktualisht po hetohen për krim të organizuar dhe korrupsion. Procesi i privatizimit të PTK-së duhet të ndërpritet deri sa të kryhet disa qindra procese gjyqësore, të cilat drejtpërdrejt e dëmtojnë këtë proces, sikur që janë procesi penal kundër kryetarit aktual të bordit të drejtorëve të PTK-së Rexhë Gjonbalaj dhe ish kryeshefit z. Shyqyri Haxha, si dhe qindra procese gjyqësore ku pala e paditur është PTK-ja”, thuhet në komunikatën e FSP-PTK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)