02 Maj 2024

Sindikata kërkon dështimin e procesit te privatizimit të PTK

Prishtinë, 2 prill - Në mbledhjen e fundit kryesia e Federates Sindikale te Punëtorëve (FSP) të PTK-së unanimisht është shprehur se procesi i privatizimit të PTK-së duhet të ndërpritet.

FSP e PTK-së edhe një herë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërpritet procesi i privatizimit të PTK-së, pasi që pretendojnë se kjo kompani fitimprurëse e cila me fitimet e veta ka kontribuar në zhvillimin e shtetit, vetëm gjatë 5 vjetëve të fundit shtetit të Kosovës i ka dhënë më shumë se 400 milionë euro.

Këtë qëndrim të FSP-PTK-së e rikonfirmon edhe përmes kësaj komunikate, me qenë se është e bindur që më mirë është të ndalet diçka e dëmshme sesa të hulumtohen pasojat e saj në të ardhmen
 
Prandaj FSP-PTK-ja u bën thirrje vendimmarrësve që ta shpallin dështimin e privatizimit të PTK-së, derisa të krijohen rrethanat volitshme për privatizimin e PTK-së. Gjithashtu kërkon që PTK-së t’i lejohet të zhvillojë afarizëm të mirëfilltë, të ndërpritet çdo ndikim negativ i menaxhmentit të PTK-së.

Po ashtu kërkon që në bordin e ardhshëm të drejtorëve të PTK-së të zgjidhen kandidatët me kualitete profesionale dhe jo njerëz të partive politike, dhe me tendenca të nepotizmit.

Gjithashtu kërkon nga qeveria që t’i zhbllokojë të gjitha projektet zhvillimore të PTK-së, në mënyrë që PTK-ja të rritet vlera e saj dhe të kontribuojë maksimalisht në zhvillimin ekonomik të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)