03 Maj 2024

Sindikata e PTK-së proteston kundër privatizimit

Prishtinë, 14 mars - Nën organizimin e Federata Sindikale e Postë Telekomit të Kosovës (PTK) sot u protestua kundër privatizimit të PTK-së.

Punëtorët e PTK-së, kërkuan ndërprerjen e këtij procesi, si dhe nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, e cila, sipas sindikatës, është bllokuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beçaj.
  
Protesta filloi nga objekti kryesor i PTK-së në Prishtinë, prej nga punëtorët kanë lëvizur drejtë objektit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Kreu i Federatës sindikale të PTK-së, Milazim Alshiqi kritikoi qeverinë, përkatësisht ministrin Besim Becaj.

“I bëjmë thirrje ministrit Beçaj dhe të gjithë atyre të cilët vendosin për këtë çështje, që ti largojnë duart nga PTK-ja, ta anulojnë procesin e privatizimit dhe të na lejojnë ti zhvillojmë projektet, dhe ta nënshkruajnë Kontratën Kolektive, përndryshe do të ketë pasoja dhe përgjegjës për këtë do të jenë vet ata si shkaktarë për këtë gjendje”, tha Alshiqi.

Protesta ka hasur në përkrahje edhe nga Sindikata e Pavarur e Elektro-Kosovës, në emër të së cilës Fehmi Pajaziti, kritikoi privatizimet.

“Ne e kuptojmë se çdo të thotë privatizimi në këtë kohë, në këtë formë dhe në këtë mënyrë pasi që jemi në proces të finalizimit bartjes së aseteve nga kompania publike në kompaninë private të Distribucionit dhe Furnizimit”, tha Pajaziti.

Protesta u përkrah edhe nga Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës. Organizatorët thanë se protestat nuk do të ndalen derisa të realizohen kërkesat e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)