04 Maj 2024

Siguria rrugore në fokus të komunikacionit rrugor të PK-së

Prishtinë, 18 janar - Siguria rrugore është një shqetësim i madh shoqëror dhe aksidentet rrugore janë një problem i rëndësishëm si shëndetësor ashtu edhe ekonomik me të cilin përballet vendi ynë.

Çështja e sigurisë rrugore u diskutua sot nga Departamenti i komunikacionit rrugor të Policisë së Kosovës në një takim ku pjesëmarrës ishin edhe komandantët e njësive të trafikut nga drejtoritë rajonale.

“Siguria e të gjithë pjesëmarrësve në trafik, parandalimi i aksidenteve,  reduktimi i vazhdueshëm i aksidenteve me lëndime dhe atyre me pasoja fatale janë disa nga prioritetet që do të na përcjellin edhe këtë vit”- theksoi kryesuesi i Departamentit të komunikacionit rrugor - kolonel Sheremet Ahmeti.

Në këtë takim u diskutua për raportin vjetor dhe të gjeturat e analizës së gjendjes së sigurisë në komunikacionin rrugor duke trajtuar edhe çështje si: mbulimi sa më i mirë i terrenit me njësi të trafikut rrugor duke u fokusuar në parandalimin e aksidenteve, ndryshimet e nevojshme në ligjin mbi sigurinë e komunikacionit rrugor, bashkëpunimi me institucionet e tjera për përmirësimin e vazhdueshëm të gjendjes së sigurisë rrugore etj.

Në përgjithësi, gjendja e sigurisë në komunikacionin rrugor në periudhën e vitit 2011, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak 2010, karakterizohet me një rënie të numrit të aksidenteve fatale.

Në fund të këtij takimi u ndanë mirënjohje për njësitë dhe zyrtarët policorë që janë shquar në dhënien e kontributit dhe angazhimeve për përmirësimin e gjendjes së sigurisë rrugore për vitin e kaluar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)