29 Prill 2024

Shqiptarët regjistrojnë veturat me targa serbe

Prishtinë, 4 prill - Nga vendimi i qeverisë Kosovës me të cilin u liruan nga dogana serbët që pajisen me targa ‘RKS’ duket se po përfitojnë edhe shqiptarët të ciët po i regjistrojnë veturat nëpër enklava nën emrin e pronarëve serbë dhe me targa të ish-Jugosllavisë.

Duke ju referuar këtij vendimi, Express shkruan se të gjithë pronarët e automjeteve me targa të vjetra të ish–Jugosllavisë të regjistruara në Kosovë pas datës 10 qershor 1999, deri më 31 tetor 2011, mund t’i regjistrojnë automjetet e tyre me targa “RKS” apo “KS”.

Ndërkaq, me një udhëzim administrativ të mëvonshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të gjithë serbët me targa të ish-Jugosllavisë, me rastin e regjistrimit në Kosovë, janë të liruar nga dogana. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)