03 Maj 2024

Shqipëria jep me koncension terminalin e kontejnerëve në Durres

Durrës, 7 shkurt - Shqipëria ka dhënë me koncesion për 35 vjet terminali i kontejnerëve në Portin Detar të Durrësit.

Ministri i Transporteve firmosi dje marrëveshjen me kompaninë “Kurum”, e cila do të administrojë terminalin për 35 vitet e ardhshme. Ministri Olldashi nënvizoi se, dhënia me koncesion do të ndikojë në zhvillimin e portit të Durrësit.

Ai bëri të ditur se, në bazë të marrëveshjes, kompania “Kurum”, e cila njihet në vendin tonë për prodhimin e çelikut, do të investojë 35 milionë dollarë në këtë terminal.

Sipas ministrit të Transporteve, 21% e të ardhurave nga administrimi i këtij koncesioni do t’i kalojë Autoritetit Portual të Durrësit, 2% do t’i kalojë qeverisë dhe pjesa tjetër do t’i mbetet shoqërisë koncesionare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)