01 Prill 2023

Serbi-Kroaci-Slloveni, pakt për hekurudhat

Zagreb, 31 korrik - Serbia, Kroacia dhe Sllovenia kanë nënshkruar sot një marrëveshje që i hap rrugën krijimit të një kompanie të përbashkët hekurudhore.

Kompania e përbashkët e tre shteteve synon që kjo degë e transporteve të modernizohet në përputhje me standardet evropiane.

Marrëveshja parashikon mes të tjerash edhe shkurtimin e kohës së udhëtimit me tren nga Lubjana në Stamboll, nga 57 orë që është aktualisht në 35 orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)