02 Maj 2024

Serbët e veriut protestojnë kundër targave të Kosovës

Mitrovicë, 15 qershor - Serbët në veri të Kosovës do të protestojnë sot në pikat kufitare në Bërnjakë dhe Jarinë, për të kundërshtuar vendimin e qeverisë që të ndalojë targat serbe me mbishkrimin e qyteteve të Kosovës.

Përfaqësues të institucioneve paralele në Leoposaviz kanë thënë se është i papranueshëm, integrimi me dhunë i serbëve të veriut nga ana e qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës nga një qershori ka ndaluar qarkullimin e automjeteve që mbajë targat e vjetra të Serbisë.

Serbët në Kosovë janë të detyruar që t`i ndërrojnë këto targat me ato të Kosovës, qofshin ato RKS apo KS.

Vendimi është pjesë e marrëveshjes për lëvizje të lirë, të arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Afati fillestar për riregjistrimin e automjeteve ka qenë 31 dhjetori, por, për shkak të kërkesave, është zgjatur disa herë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)