29 Mars 2023

Se shpejti pritet hapja e portit te Shëngjinit

Tiranë, 20 mars - Pas dy vjetësh bllokimi, qeveria e Shqipërisë po mendon ta vërë sërish në funksion portin e Shëngjinit, në veri të vendit, për qëllime të importit dhe magazinimit të karburanteve.

Investimi i kryer nga disa shoqëri të rëndësishme në fushën e karburanteve mesa duket nuk do të shkojë dëm.

Në korrik të 2007-s, Kryeministri Berisha vendosi të mbyllë të gjitha portet e shkarkimit të karburanteve, për qëllime sigurie të depozitave, duke lejuar vetëm dy zona: Porto-Romanon dhe Petroliferën.

Reagimi i shoqërive që kishin investuar në këto porte me ngritjen e depozitave ishte tepër i madh, sidomos nga ana e kompanive greke në Durrës, kurse pjesa e Shëngjinit ka qëndruar në heshtje, me shpresën e rihapjes pas planit për t’ia dhënë portin me koncesion qeverisë së Kosovës.

Hapja e portit në veri të vendit ka sjellë reagimin e parë nga ana e disa shoqërive që kanë investuar në Porto-Romano, duke e lidhur me shpenzimet që kanë kryer si detyrim ndaj qeverisë për t’i zhvendosur depozitat.

Burime jozyrtare thonë se qeveria shqiptare po shikon lidhjen e marrëveshjes me një kompani të huaj, që mund të zhvillojë zonën e Shëngjinit, si park energjetik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)