27 Prill 2024

Së shpejti Autostrada Prishtinë - Hani i Elezit

Prishtinë, 10 qershor - Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ka thënë se çështja e keqpërdorimeve me patentshoferë është një çështje e vjetër dhe nuk i përket periudhës kohore të punës së tij në krye të kësaj ministrie.

Në këtë intervistë për “Epokën e re” Mujota ka thënë se keqpërdorimet e tilla me patentshoferë ka arritur t’i vërejë në muajin e dytë të punës së tij si ministër.

Mujota ka thënë se nuk ka gisht në rastin e keqpërdorimit me patentshoferë. “Çështja mund të jetë aq e vjetër për aq sa ekziston organizimi i dhënies së patentshofërve. Për këtë rast unë mund t’ju them me vendosmëri të gjithë qytetarëve të Kosovës se jam i pastër, i kristaltë. Fajësia ime mund të jetë kjo: ‘se pse kam zbuluar shpërdorimet, pse është njoftuar policia për shkeljet ose daljet e testeve për një kohë të caktuar në publik’”, ka thënë Mujota, duke u bërë thirrje organeve të drejtësisë të merren me rastin dhe të zbardhet e vërteta.
Mujota ka treguar se qyshkur e drejton Ministrinë e Infrastrukturës përpjekja e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij ka qenë për të vendosur rregull, zbatim të ligjit në fushën e patentshoferëve e kjo, sipas tij, ka ngritur një shqetësim tek një strukturë e caktuar e njerëzve të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë rrjet.

Mujota ka bërë me dije se për këtë rast si ministër nuk është nën hetime por, sipas tij, janë duke u hetuar ata të cilët edhe janë marrë me këtë veprimtari shumë vite më parë.

Ai ka deklaruar se  pnët në autostradë janë duke ecur me dinamikë të lartë. Me planin dhe dinamikën e paraparë nga ministria dhe kompania punëkryese.

\"Deri në muajin korrik do të kemi edhe katër kilometra të reja të lëshuara në qarkullim, pra kilometri i 42-të diku deri në fillim të korrikut. Deri në fund të vitit objektivi ynë është që më 27 nëntor - për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë - të lëshojmë në qarkullim edhe kilometra të tjera deri në Gjurgjicë. Do të thotë, 60 kilometra të autostradës do të jenë të përfunduara më 27 nëntor. Së shpejti presim nisjen e proceduarve për fillimin e rrugës Prishtinë - Hani i Elezit\", ka pohuar ai.

Mujota beson se do të kemi një ecje të suksesshme që ta kemi lidhjen e Kosovës me rajonin, lidhjen e Kosovës me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Kosova në kuptimin e infrastrukturës kohore shumë shpejt do të jetë një vend me kritere dhe standarde evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)