29 Mars 2024

Rruga Vushtrri - Skënderaj nuk përfundoi as për 5 vite

Prishtinë, 2 tetor - Rruga rajonale që është dashur të lidhte dy komunat, atë të Vushtrrisë dhe të Skënderajt, edhe pse ka filluar të ndërtohet gati që pesë vite, ende nuk është përfunduar dhe as që dihet se kur do të përfundojë.

Inicimi për ndërtimin e kësaj rruge 20 kilometërshe ka filluar qysh nga qeveria e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, ndërsa punimet në terren para katër vitesh i kishte filluar qeveria e ish-kryeministrit Agim Çeku.

Në vitin 2006, 86 pronarë të pronave private kanë nënshkruar një dokument më të cilin ishin pajtuar që nëpër pronat e tyre të ndërtohet rruga Skënderaj - Vushtrri, ndërsa shpronësimi i pronave të bëhet në pajtim më ligjin.

Pakënaqësitë e pronarëve

Xhevdet Pozhari, zëdhënës në Ministrinë e Transportit, pohon se punimet për këtë rrugë janë ndërprerë për shkak të pakënaqësive të disa pronarëve lidhur më procesin e shpronësimit.
“Realisht janë paraqitur disa probleme të natyrës teknike, të cilat mendojmë se me kalimin e kohës edhe do të mënjanohen”, tha Pozhari. 
 
Pozhari thekson se Ministria është duke studiuar të gjitha alternativat të cilat do të mundësojnë që të ndërtohet kjo rrugë, në mënyrë që të jetë në dispozicion një rrugë sa më kualitative. Normal, thotë ai,  pa dëmtuar interesin e askujt dhe gjithmonë duke pasur parasysh se infrastruktura rrugore e cila është duke u ndërtuar gjatë këtyre dy viteve të shërbejë vetëm në të mirën e zhvillimit ekonomik të vendit. 

Pozhari nuk jep të dhëna se sa është kostoja e kësaj rruge dhe kur definitivisht do të rifillojnë punimet dhe kur do të përfundojë rruga.  

Por, vetëm para pak javësh Ministri i Transportit, Fatmir Limaj, ka deklaruar se punimet në këtë rrugë do të përfundojnë shumë shpejt.

Ndryshimi i kahes së rrugës

Në anën tjetër, zyrtarë të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, thonë se mospërfundimi i kësaj rruge po paraqet probleme të mëdha tek qytetarët e këtyre rajoneve.

Blerim Zhabari, zyrtar për informim në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, thotë  se edhe pse deri diku rruga shfrytëzohet nga qytetarët, ajo nuk është funksionale dhe  nuk është duke e luajtur rolin e rrugës rajonale. Kjo rrugë ende nuk është lidhur me rrugët rajonale as në Drenicë, e as në Rrafshin e Kosovës.

Zhabari tregon se menaxhimin dhe kompetencat për ndërtimin e kësaj rruge i ka MTPT-ja.  Megjithatë, ai thotë se Komuna e Vushtrrisë ka bashkëpunim të mirë më këtë dikaster dhe tashmë ka përfunduar të gjitha obligimet e saj.

Edhe pse traseja i ka ndarë në dysh shumë prona, Zhabari thotë se nuk ka pasur probleme pronësore dhe asnjëherë nuk janë bllokuar punimet.

Por, siç duket problemet kanë mbetur në fshatrat e komunës se Skenderajt.  


Para pak kohe, kompania kishte rifilluar punën në përgatitjen e trases së rrugës, por punëkërkuesi ishte penguar nga pronarët.

Vetë banorët kanë deklaruar se për dallim nga koha kur kishte filluar rruga, kur kishin dhënë pëlqimin, tash paraprakisht kërkojnë kompensim me çmim të tregut, madje dhe më para në dorë.

Ndryshimi i vendimit të tyre ka ndikuar në ndërrimin e kahes së trasesës së rrugës.
Ndryshe, edhe pse as zyrtarë qeveritarë dhe komunalë nuk dinë se kur do të rifillojnë punimet për përfundimin e projektit, Blerim Zhabari tregon rëndësinë e kësaj rruge.

“Përveç që lidh drejtpërdrejt fshatrat e dy bashkësive lokale me qytetin, kjo rrugë rajonale ka rëndësin shumë të madhe, për faktin se lidh apo shkurton së tepërmi rrugën që lidh Vushtrrinë me Drenicën, Rrafshin e Dukagjinit e përmes tyre edhe më Shqipërinë”, thotë Zhabari.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)