03 Maj 2024

Rruga Fushë Kosovë - Gjergjicë ende e papërfunduar

Prishtinë, 20 prill - Magjistralja Fushë Kosovë-Gjergjicë nuk ka përfunduar ende ndërsa zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës njoftojnë se sivjet do t’i shpenzojnë edhe 7.4 milionë euro për këto punime.

Deri tash, kjo rrugë ka kushtuar rreth 55 milionë euro dhe ende s’dihet se kur do të përfundojë.

Sipas Express punimet për këtë rrugë kanë nisur rreth pesë vite më parë, e ende nuk dihet se kur do të përfundojnë.

Tash për tash dihet se sivjet do të përmbyllen punimet e filluara deri në Gjergjicë. Vetëm për sivjet për vazhdimin e punimeve në këtë magjistrale janë dhënë mbi shtatë milionë euro.

Me këto miliona pritet të përfundojnë punimet prej Sllatinës e deri në fshatin Gjergjicë, ku këtu do të hyjnë edhe sinjalizimi i kësaj pjesë të magjistrales. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)