03 Maj 2024

Rritet numrit i aksidenteve në komunikacionin rrugor

Prishtinë, 24 prill - Sot, u mbajt takimi i dytë me radhë ndërministror i Këshillit për Siguri në Komunikacionin Rrugor i udhëhequr nga Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota.

Ministri Mujota foli për gjendjen aktuale të sigurisë në komunikacionin rrugor, çështje shumë e rëndësishme për sigurinë e qytetareve të Republikës së Kosovës.

Ai gjithashtu theksoi se siguria në komunikacionin rrugor është një problem global, si pasojë e të cilit shkaktohen humbje të mëdha njerëzore dhe ekonomike për çdo vend, problem i cili dita ditës është në rritje.

Që nga viti 2002 e deri në vitin 2011 si pasojë e aksidenteve në komunikacionin rrugor kanë vdekur 1430 persona dhe janë lënduar 10 254 të tjerë, dhe problem edhe më i madh është se që nga viti 2002 këta numra në vazhdimësi janë në rritje, tendendencë që po vazhdon edhe në ditët e sotme.

Sipas të dhënave të krahasueshme në studime të ndryshme nderkombëtare, kostoja e aksidenteve sillet 1-3% e GDP së një vendi.

Andaj, Mujota kërkoi një bashkëpunim sa më të mirë të institucioneve përgjegjëse, duke mos përjashtuar edhe ndihmën e madhe që mund ta japin organizatat e ndryshme jo-qeveritare dhe mjetet e informimit.

Për gjendjen e sigurisë në Komunikacionin Rrugor, Drejtori i Sekretariatit Jakup Hoti prezantoi raportin e aksidenteve për vitin 2011 dhe njëkosisht bëri krahasimin me vitin 2010.

Drejtori Jakup Hoti theksoi se në vitin 2011 ka pasur rritje të numrit të aksidenteve në komunikacionin rrugor, pasojat e të cilave nuk kanë qenë fatale, por me lëndime dhe dëme materiale.

Numri i aksidenteve është rritur për + 5.0%  dhe njëherit është rritur numri i aksidenteve ku për pasojë ka pasur të lënduar për + 4.0% dhe numri i aksidenteve me dëme materiale është rritur për + 6.1%.

Numri i aksidenteve fatale për vitin 2011 është më i vogël se në vitin 2010 për -17.4%,  numri i personave të vdekur është më i vogël se në vitin e kaluar për -9.9%, ndërsa të personat e lënduar ka pasur rritje prej + 7.7%. Përqindja e këmbësorëve të vdekur është ulur ndjeshëm këtë vit,por mbetet ende më i lartë në raport me vendet Evropiane.

Në fund të takimit në disa pika të shkurta u bë edhe prezantimi i strategjisë nga EGIS Internacional, për sigurinë rrugore në komunikacion dhe pani i veprimit në Kosovë nga përfaqësuesi  z.Eric Hoyrup.Sot, u mbajt takimi i dytë me radhë ndërministror i Këshillit për Siguri në Komunikacionin Rrugor i udhëhequr nga Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota.

Ministri Mujota foli për gjendjen aktuale të sigurisë në komunikacionin rrugor, çështje shumë e rëndësishme për sigurinë e qytetareve të Republikës së Kosovës.

Ai gjithashtu theksoi se siguria në komunikacionin rrugor është një problem global, si pasojë e të cilit shkaktohen humbje të mëdha njerëzore dhe ekonomike për çdo vend, problem i cili dita ditës është në rritje.

Që nga viti 2002 e deri në vitin 2011 si pasojë e aksidenteve në komunikacionin rrugor kanë vdekur 1430 persona dhe janë lënduar 10 254 të tjerë, dhe problem edhe më i madh është se që nga viti 2002 këta numra në vazhdimësi janë në rritje, tendendencë që po vazhdon edhe në ditët e sotme.

Sipas të dhënave të krahasueshme në studime të ndryshme nderkombëtare, kostoja e aksidenteve sillet 1-3% e GDP së një vendi.

Andaj, Mujota kërkoi një bashkëpunim sa më të mirë të institucioneve përgjegjëse, duke mos përjashtuar edhe ndihmën e madhe që mund ta japin organizatat e ndryshme jo-qeveritare dhe mjetet e informimit.

Për gjendjen e sigurisë në Komunikacionin Rrugor, Drejtori i Sekretariatit Jakup Hoti prezantoi raportin e aksidenteve për vitin 2011 dhe njëkosisht bëri krahasimin me vitin 2010.

Drejtori Jakup Hoti theksoi se në vitin 2011 ka pasur rritje të numrit të aksidenteve në komunikacionin rrugor, pasojat e të cilave nuk kanë qenë fatale, por me lëndime dhe dëme materiale.

Numri i aksidenteve është rritur për + 5.0%  dhe njëherit është rritur numri i aksidenteve ku për pasojë ka pasur të lënduar për + 4.0% dhe numri i aksidenteve me dëme materiale është rritur për + 6.1%.

Numri i aksidenteve fatale për vitin 2011 është më i vogël se në vitin 2010 për -17.4%,  numri i personave të vdekur është më i vogël se në vitin e kaluar për -9.9%, ndërsa të personat e lënduar ka pasur rritje prej + 7.7%. Përqindja e këmbësorëve të vdekur është ulur ndjeshëm këtë vit,por mbetet ende më i lartë në raport me vendet Evropiane.

Në fund të takimit në disa pika të shkurta u bë edhe prezantimi i strategjisë nga EGIS Internacional, për sigurinë rrugore në komunikacion dhe pani i veprimit në Kosovë nga përfaqësuesi  z.Eric Hoyrup.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)