Rritet numri i pasagjerëve ne Aeroportin e Prishtinës

Prishtinë, 2 dhjetor - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP),Adem Jashari, vazhdon që të ketë rritje të perfomancës duke bërë që edhe në muajin nëntor, numri i pasagjerëve të arrijë në 111,628 mijë.
Zyrtari për informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari, Unidon Krasniqi, ka bërë më dije për RTKlive se gjatë muajit nëntor 2016 numri i pasagjerëve ka arritur në 111,628 , apo për 10.3% në krahasim me muajin nëntor të vitit 2015.
Numri i udhëtarëve që nga fillimi i vitit 2016 e deri më tani ka arritur në 1,608,305, ka thënë ai