07 Maj 2025

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Serbi

Beograd, 13 mars - Një helikopter i ushtrisë serbe, i cili po bartte një foshnje të sëmurë për në Beograd, është rrëzuar pranë aeroportit kryesor të kryeqytetit serb.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka thënë se shtatë njerëz kanë qenë në bord, në mesin e tyre katër anëtarë të ekuipazhit, dy infermiere dhe foshnja.

Radio-televizioni i Serbisë raporton se të gjithë ata besohet se kanë vdekur.

Helikopteri, prodhim rus, është nisur nga rajoni i Rashkës.

Shkak i aksidentit raportohet të ketë qenë mjegulla e dendur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)