02 Maj 2024

Rrethrrotullimi do të lëshohet në qarkullim brenda 10 ditëve

Prishtinë, 1 gusht - Sot ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë vizitoi rrethrrotullimin në ndërtim në rrugën për në Fushë-Kosovë, me ç’rast u informua për rrjedhën e punimeve.

Me këtë rast ministri Mujota tha se po e përcjell nga afër dinamikën e punës që po zhvillohet në rrethrrotullimin më te madh në Kosovë.

“Shpreh kënaqësinë që para dhjetë ditësh qytetarëve të vendit ua krijuam një lehtësim – lëshuarjen në qarkullim të drejtimit nga Fushë-Kosova, që u bë me iniciativën tonë dhe me punën e susksesshme të kompanisë”, ka thënë ai.

Sot sipas ministrit Mujota do të fillojë shqyrtimi i urës dhe presim që brenda dhjetë ditësh ta lëshojmë në qarkullim edhe një pjesë të saj në drejtimin Shkup-Mitrovicë, në mënyrë që qarkullimi të lehtësohet edhe më shumë.

“E rëndësishme është që gradualisht po hyjmë në fazën përmbyllëse të këtij projketi madhor të infrastrukturës rrugore, jo vetëm për Prishtinën, por për gjithë Kosovën dhe, sigurisht që ne kërkojmë edhe mirëkuptimin e qytetarëve, ngase brenda afatit dinamik të paraparë mund të kenë ende ndonjë pengesë të vogël në qarkullim, por jemi të bindur se kolona në rrugë nuk do të ketë”, është shprehur ai.

Punimet sipas tij kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe që në afatin e paraparë dinamik do të kemi edhe përmbylljen e këtij projekti të rendësishëm për infrastrukturën rrugore në Kosovë.

“Jemi të bindur se deri në fund të tetorit rreth-rrotullimi do të jetë në qarkullim të plotë, ndërsa lehtësimet e para do të ndodhin pas dhjetë ditësh”.

Punimet në rreth-rrotullimin që lidh Prishtinën me Fushë-Kosovën dhe Prishtinën me Mitrovicën kanë filluar në vitin 2008. Punimet i ka kryer kompania Arda Rei, ndërkaq kostoja e projektit është rreth 14 milionë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)