05 Maj 2024

Reshjet në Mal të Zi, mbyllet Aeroporti i Podgoricës

Podgoricë, 11 dhjetor - Reshjet e borës sot kanë mbuluar gati tërë Malin e Zi, përveç bregdetit adriatik. Shumë rrugë janë të mbyllura, por edhe Aeroporti i Podgoricës.

Shërbimi për menaxhim me kriza ka informuar se janë mbyllur për qarkullim akset rrugore nga Nikshiqi drejt Shavnikut dhe Zhabljakut, nga Mojkovci në drejtim të Zhabljak dhe Pljevalja. Gjithashtu ndalesa ka edhe në rrugë tjera, sidomos për kamionët në akset rrugore Podgoricë – Kollashin dhe nga Cetinja dhe Budva.

Për shkak të motit të ftohtë dhe reshjeve të borës, një pjesë e Malit të Zi sot në mëngjes ka ngelur pa energji elektrike për disa orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)