07 Maj 2025

Qeveria miraton shpronësimin e pronave të disa rrugëve nacionale

Prishtinë, 11 mars - Qeveria e Kosovës sot mori vendimin Përfundimtar për shpronësimin për interes publik të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i Rrugës Nacionale N2, Prishtinë-Mitrovicë, Segmenti Milloshevë-Vushtrri, Zonat Kadastrale Babimoc dhe Milloshevë, Komuna Obiliq, zonat Kadastrale Stanovc i Epërm (Përronaj) dhe Lumi i Madh, Komuna Vushtrri, rrugës Nacionale N9 Prishtinë-Pejë, Zonat Kadastrale Sllatinë e Madhe dhe Harilaq, Komuna Fushë Kosovë, Zonat Kadastrale Koreticë e Epërme, Komuna Drenas dhe Rrugës “Transiti i Shtimes” Zona Kadastrale Shtime, Komuna Shtime.

Në mbledhjen e sotme u miratua edhe Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për caktimin e lartësisë së pagesës së shërbimeve dhe kontrolleve zyrtare të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin e Aneksit VI dhe VII, të Rregullores 17/2012 dhe shfuqizimin e Rregullores 19/2014 për ndryshimin e Rregullores 17/2012 për caktimin e lartësisë së pagesës së shërbimeve dhe kontrolleve zyrtare të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Financave aprovoi kërkesën për miratimin e buxhetit për Komunën e Prishtinës pas ri-aprovimit të Buxhetit për vitin 2015 nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Edhe Koncept Dokumenti për Kompensimin e Viktimave të Krimit, u miratua nga Qeveria e Kosovës, i cili ka për qëllim krijimin e infrastrukturës së përgjithshme me qëllim të kompensimit të viktimave të krimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)