03 Maj 2024

Qerimi: Edhe kur PTK privatizohet nuk do të ketë ulje të punësimit

Prishtinë, 12 mars - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila takoi sot drejtorin e ri ekzekutiv të Postës dhe Telekomit të Kosovës, Ejup Qerimin.  

Me qëllim të njoftimit dhe bashkëpunimit të mëtejmë drejtori Ejupi u shpreh:  “E kam marrë këtë post me përgjegjësi të plotë dhe jam i sigurt se për sa i takon funksionimit të Postës brenda do të mundohem të punojë në shtyrjen përpara të proceseve, ndërsa kërkoj ndihmë nga ministrja që prezantimi i PTK-së të bëhet në mënyrë më të mirë të mundshme.

Në anën tjetër ministrja Kusari – Lila e përgëzoj drejtorin për postin e ri dhe  i ofroj përkrahje në shtyrjen e proceseve përpara të privatizimit të PTK-së.

Ajo tha se ne jemi në kërkim të projekteve të mëdha në mënyrë që t’iu japim garanci dhe t’iu tregojmë investitorëve që në Kosovë mund të bëhet biznes,  ku si shembull për investime mund të jetë edhe Brezovica – si një emër kredibil.

“Unë shpresoj që të njëjtën ta shohë edhe nga PTK-ja, në mënyrë që ne si qeveri ta kemi më të lehtë promovimin e mundësive tjera investive në Kosovë” theksoi ajo. 

Në takim u diskutua edhe për sfidat e risistemimit të postës pas privatizimit. Ministrja Kusari – Lila e cilësoi PTK-në si një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ndërsa drejtori, Ejup Qerimi tha se edhe përkundër faktit që posta do të privatizohet personat që do të punojnë do të jenë shqiptarë dhe kjo nënkupton që nuk do të ketë ulje të punësimit e cila do të ndikonte negativisht për ekonominë tonë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)