02 Maj 2024

Punëtoret serish protestojnë kundër shitjes së PTK-së

Prishtinë, 3 prill - Federata Sindikale e Punëtorëve (FSP) të Postë Telekomit të Kosovës (PTK) serish sot ka portestuar kundër privatizimit të PTK-së.

Punëtorët e Postës dhe Telekomit të Kosovës përmes protestave kanë shprehur kundërshtimin e tyre për të privatizuar PTK-në.

“Deputet keni kujdes kur është në pyetje privatizim i PTK-së”, “Besim Beqaj, mos pengo perspektiven e punëtorëve”, “Duam Referendum, duam ligj të veçantë për PTK-në”.

Këto kanë qenë disa nga parullat të cilat i janë drejtuar Qeverisë së Kosovës për mos privatizon e PTK-së.

“Protesta ka të bëjë me kundërshtimin për mos privatizimin e PTK-së, për mos nënshkrimin e kontratës kolektive për punëtorët tanë.\"

\"Le ta dinë mirë qeveritarët tanë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe të gjithë të tjerët se nëse vazhdojnë me shitjen, ne dhe pjesa dërmuese e qytetarëve nuk e pranojnë këtë mënyrë të privatizimit”, tha kreu i kësaj sindikate, Milazim Alishiqi.

Sindikata po ashtu i ka bërë thirrje edhe ofertuesve të cilët tentojnë që ta blejnë PTK-në, që të heqin dot nga kjo, ngase sipas tyre, nuk janë të sigurt që ta blejnë më një çmimin që po flitet ne opinion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)