Punëtorët e sigurisë në tre aeroporte të Gjermanisë hyjnë në grevë

Hamburg, 9 shkurt - Punonjësit e sigurimit në tre aeroportet e Gjermanisë organizojnë grevë për të protestuar kundër pagave të ulëta.
Kanali televiziv Press Tv raportoi se kjo grevë njëditore organizohet nga sindikata e punëtorëve Wer.di dhe zhvillohet të hënën (sot) në aeroportin e Hamburgut, Shtudgardit dhe Hanoverit. 
Kjo grevë me siguri që do të shkaktojë çrregullime në orarin e shumë fluturimeve të këtyre aeroporteve. 
Sipas komunikatës së sindikatës Ver.di, mësohet se punonjësit e sigurisë së këtyre aeroporteve kërkojnë rritjen e pagave nga 0.70 deri në 2.5 euro për orë. 
Kjo është në kohën kur shumica e tyre për çdo orë paguhen nga 8.5 deri në 9 euro. 
Vlen të theksohet se gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti Gjermania disa herë u përballë me greva të punëtorëve të sektorëve të ndryshëm.  
















