29 Prill 2024

Punëtorët e metrosë në Londër në grevë 24 orëshe

Londër, 27 dhjetor - Punëtorët e trenave të metrosë në Londër po bëjnë një grevë 24-orëshe, duke e bërë të vështirë për mijra njerëz të përfitojnë nga uljet e çmimeve pas Krishtlindjeve.

Sindikata e metrosë së Londrës po kërkon paga më të larta për makinistët. Ata janë të zemëruar se nuk u është dhënë pagesë shtesë për festat si dhe pushim për ditën e sotme, që në Britani njihet si Boxing Day.

Autoritetet paralajmëruan blerësit se në shërbimin e metrosë do të ketë ndërprerje të gjata ose reduktime. Njerëzit u detyruan të përdorin autobusët ose taksitë për të shkuar në dyqane, të cilët mezi presin t’u vijnë klientë për shkak të shitjeve të dobëta muajt e fundit.

Pavarësisht nga greva, blerës të shumtë vërshuan sot nëpër dyqanet e Londrës dhe qyteteve të tjera britanike sapo ato hapën dyert në mëngjes.