27 Mars 2023

PTK shpërndan gratis SIM kartela për qytetarët e enklavave serbe

Prishtinë, 24 prill - Një ditë pas largimit së disa antenave të operatorëve ilegalë në Kosovë nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit, PTK ka marrë vendim që të shpërndajë gratis SIM kartela të Valas, për të gjithë banorët e enklavave serbe në Kosovë.

Kryeshefi Ekzekutiv i Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës, Dr. Shyqyri Haxha, në bazë të kompetencave që ka dhe në mbështetje të plotë të menaxhmentit të PTK-së, ka marrë vendim që të dalë me produkt të ri për banorët serb të enklavave, gjegjësisht për vendbanimet: Brezovicë, Graçanicë dhe Shtërpce. 

“SIM kartelat e Valas, do t’u ipen pa pagesë konsumatorëve tanë që jetojnë nëpër këto enklava, natyrisht gjithmonë duke u respektuar të gjitha procedurat e shitjes - një konsumator, një kartelë -  me dokument të identifikimit”, ka deklaruar Dr. Shyqyri Haxha në prononcimin e tij para mediave. 

Jo vetëm ky produkt që tashmë është në dispozicion të konsumatorëve të Valas nëpër enklava, por PTK është duke bërë përpjekje që të ulë tarifat e thirrjeve, nga operatori Vala në drejtim të operatorëve serb, në mënyrë që t’u lehtësohet komunikimi dhe që qytetari serb i Republikës së Kosovës të mos ndihet i izoluar. 

“Jemi në bashkëpunim edhe me Monaco Telecom-in, që tarifa e thirrjes të ulet në atë shkallë, sa që mund të konsiderohet pothuajse falas, dhe kjo për një periudhë të pacaktuar, deri sa të kalohet nga kjo gjendje” ka pohuar Dr. Haxha. 

Ndërkohë në terren, respektivisht në disa pika shitëse të PTK-së nëpër enklavat serbe, vërehet interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me SIM kartela të Valas.

Vetëm në pikën shitëse të PTK-së në Graçanicë, të shtunën janë shitur mbi 100 kartela brenda një ore, gjë që e vërteton interesimin e banorëve për të pasur qasje në komunikim.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)