05 Maj 2024

PTK ndan 40 milionë euro dividendë për vitin 2013

Prishtinë, 18 nëntor - Edhe 10 milionë euro dividendë, PTK ka paguar të premtën për Qeverinë e Republikës së Kosovës duke arritur shumën e përgjithshme prej 40 milionë euro dividendë të ndara gjatë vitit 2013.

Konform vendimit të Bordit të Drejtorëve, PTK ka transferuar këto mjete për buxhetin e Republikës së Kosovës në përputhje të plotë me objektivat strategjike dhe financiare dhe natyrisht si rrjedhojë e afarizmit solid financiar.

Viti 2013 për PTK është karakterizuar me një performancë të kënaqshme në tërë sistemin e saj operativ, gjë që ka rezultuar me sukses në saje të lansimit të produkteve dhe shërbimeve të reja nga ana e dy Njësive të Biznesit, Vala dhe Telekomi.

“Përkushtimi maksimal i tërë stafit të PTK-së dhe masave të ndërmarra karshi tregut të konkurrencës, edhe këtë vit kemi arritur synimet tona strategjike që janë përmbushja e objektivave të planifikuara duke mbetur gjithnjë më afër konsumatorëve”, ka deklaruar Ejup Qerimi, Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së.

Ai ka nënvizuar gjithashtu se realizimi i objektivave strategjik e zhvillimor të PTK-së si dhe ndarja e dividendës prej 40 milionë euro për këtë vit për Qeverinë e Republikës së Kosovës, shënon një sukses në planin strategjik e financiar për kompaninë.

PTK jo vetëm që është kontribuesi më i madh tatimor dhe financiar për buxhetin e vendit, por në të njëjtën kohë është në rrugën e duhur për të qenë edhe më tutje lider në një mjedis mjaft konkurrues.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)