19 Prill 2024

PTK fillon implementimin e shërbimit IPTV

Prishtinë, 17 dhjetor - Këtë fundvit, PTK Sh.A. respektivisht Telekomi i Kosoves, i befason pozitivisht konsumatorët e vet me lansimin e shërbimit IPTV. Shërbimi IPTV iu mundëson konsumatorëve tanë që përmes qiftores ekzistuese telefonike, të plotësojnë shërbimet e zërit dhe internetit me komponentën e tretë të TriplePlay shërbimeve – deri 70 kanale televizive vendore dhe ndërkombëtare si dhe shërbime suplementare të cilat i mundëson platforma e instaluar.

Pas implementimit dhe testimit të platformës multimediale si dhe kontraktimit të kontentit televiziv me ofruesin e këtij shërbimi ASC Tring, Telekomi i Kosovës tashmë ka bërë edhe përgatitjet tjera nga pikëpamja e infrastrukturës së rrjetit, shitjes dhe marketingut dhe nga 15 dhjetori ka filluar me kontraktimin e shërbimit për konsumatorë.

Përveç disa problemeve minore që mund të paraqitën nga aspekti i gjatësisë së rrjetit dhe specifikave teknike dhe operative të DSL teknologjisë, Telekomi i Kosovës është i gatshëm për implementimin e IPTV-së me shtrirje në të gjitha regjionet e Kosovës me kapacitet fillestar në fazën e parë deri në 10.000 konsumatorë.

Brenda vetëm dy ditësh interesi i konsumatorëve për shërbimin IPTV ishte shume i lartë për faktin se janë pranuar mbi 300 kërkesa të reja, ndërsa në të gjitha regjionet e Kosovës janë bërë me sukses rreth 100 instalime dhe rezultatet e para janë shumë të kënaqshme nga pikëpamja e kualitetit të sinjalit televiziv.

Për shkak të festave të fundvitit, shërbimi IPTV do të ofrohet fillimisht si testues deri në fund të dhjetorit, ndërsa muaji janar do të konsiderohet si muaji i promovimit të këtij shërbimi, që do të pasojë me komercializimin e tij në fillim të muajit shkurt të vitit të ardhshëm.

Brenda periudhës testuese dhe promovuese planifikohet që të arrihet konsolidimi i procesit te implementimit të shërbimit duke filluar nga shitja deri në evitimin e pengesave eventuale.

Duke e konsideruar interesimin e konsumatorëve tanë për këtë shërbim, ftohen konsumatorët tanë që të kontaktojnë pikat shitjes së PTK-së në tërë Kosovën për të realizuar me sukses kërkesat e tyre për shërbimin IPTV.

Shërbimi IPTV do t’u ofrohet të gjithë banorëve të Kosovës. Nëpër qytete, ky shërbim do të shpërndahet përmes kabllit optik, ndërsa nëpër shtëpi do të shpërndahet përmes kabllove ekzistuese të telefonisë fikse.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)