30 Prill 2024

Projekti i Autostradës së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar

Prishtinë, 17 tetor - Projekti i Autostradës së Kosovës Rruga 7 “Ibrahim Rugova” ka fituar çmimin për Menaxhimin e Projektit në garën vjetore të Federates Ndërkombëtare të Rrugëve, çmimet për Arritjet Globale Rrugore 2012.

Ky çmim  ju jepet projekteve  nga e gjithë bota për zbatimin e  praktikave më të mira  në ndërtimin e autostradave.

Rruga 7 është një autostradë me 4 korsi me gjatësinë 102km e cila shtrihet nga Morina, në kufirin Jugor me Shqipërinë deri në Veri të Kryeqytetit të Kosovës, Prishtina.

Që nga nisja e punimeve në Maj 2010, Bechtel – Enka GP kanë përfunduar dhe hapur për trafikun 42.5 km autostradë nga Morina në nyjen lidhëse të Dule-s, një vit para afatit të parashikuar në kontratë dhe brenda buxhetit.

“Jemi të nderuar që fituam këtë çmim prestigjioz I cili njeh dhe vlerëson aftësitë tona të menaxhimit në ndërtimin dhe dorëzimin  e  një autostrade për Kosovën në buxhetin dhe afatet e kërkuara” – I shpreh Mike Mix, Managjeri I Projektit të Autostradës së Kosovës pas njoftimit të marrë për fitoren e këtij çmimi.

Në përfundim të saj, Autostrada e Kosovës do të sherbeje si qender e transportit rrugor kombëtar c’ka do të jetë një ndihmë konkrete për promovimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe Rajonit.

Bechtel dhe Enka kanë përfunduar me sukses shumë projekte të tjera infrastrukturore të rëndësishme në rajon sic janë Autostrada e Shqipërisë, Kroacisë dhe Turqisë. Sëbashku kanë ndërtuar  rreth 28,000 kilometra autostrada dhe rrugë, 100 tunele me një total prej 350 kilometra gjatësi dhe 25 projekte të mëdha urash.

Ekipit të Bechtel – Enka GP do ti dorëzohet çmimi I dhënë nga IRF( Federata Ndërkombëtare e Rrugëve)  në ceremoninë që do të organizohet për ndarjen e çmimeve në Janar 2013 në Ëashington DC.