25 Prill 2024

Prezantohet superavioni i vitit 2050

Paris, 21 qershor - Të fluturosh nga Parisi në Tokio për dy orë në bordin e një avioni supersonik – i cili është më i shpejtë një supersonik - dhe shkakton më pak ndotje, mund të bëhet një realitet në vitin 2050.

Ky është projekti i gjigandit evropian EADS, i cili paraqiti një model të gjatë 4 metra të avionit të së ardhmes në një panair në Le Bourget, pranë Parisit.

Në ceremoninë e prezantimit ishte edhe vetë presidenti francez Nicolas Sarkozy.

Avioni “raketë” është parashikuar të transportojë 50 deri në 100 persona në një kohë rekord. Shpejtësia e udhëtimit pritet të jetë 4.800 kilometra në orë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)