05 Maj 2024

Posta më pullë postare ”Evropa 2013 - transporti postarë”

Prishtinë, 2 maj - Posta e Kosovës ka lëshuar sot, në qarkullim postarë, emisionin e ri të pullave postare ”Evropa 2013 - transporti postarë”.

Në kuadër të këtij emisioni me një paraqitje vizuale trajtohet zhvillimi i teknologjisë përmes zhvillimit të transportit postarë.

Dikur dërgesat postare janë bartur me qerre me kuaj së bashku me udhëtarë, ku udhëtimi i dërgesave ishte shumë i gjatë. Zhvillimi i teknologjisë së transportit mundësoj përshpejtimin e udhëtimit të dërgesave postare përmes transportit hekurudhor, ajror dhe tokësorë.

Tani nga vendet më të largëta të Botës, koha e arritjes së dërgesës postare në destinacion nuk matet më me muaj, por me ditë.

Shërbimet postare janë pjesë e pandashme e përditshmërisë së qytetarëve, institucioneve dhe subjekteve ekonomike.

Shpejtësia, siguria dhe besueshmëria në ofrimin e shërbimeve ka ndikuar që Posta e Kosovës Sh. A ta zgjeroj veprimtarinë e vet në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe me qëllim të përkrahjes së zhvillimit ekonomik.

Tani  mjetet e transportit postarë janë në dispozicion të qytetarëve jo vetëm për përmbushjen e kërkesave për shërbime postare, por edhe të kërkesave të ndërlidhura me veprimtarinë  ekonomike dhe nevojave të ndryshme të  qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)