26 Mars 2023

Posta lanson pullat postare “Lojërat Olimpike Tokyo 2020”

Prishtinë, 19 korrik - Filatelia e Postës së Kosovës, nga nesër më 20 korrik 2021, lëshon në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare të titulluar “Lojërat Olimpike Tokyo 2020”.

Ky manifestim tradicional ka zanafillën në Greqinë e lashtë, në të cilin marrin pjesë atletë nga e gjithë bota. Lojërat Olimpike Tokyo 2020, nuk u mbajtën në vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19, por ato u shtynë për vitin 2021, me qëllim të ruajtjes së shëndetin publik.

Në këtë olimpiadë botërore, Republika e Kosovës përfaqësohet me 11 sportistë të gjashtë sporteve të ndryshme; xhudo, mundje, not, atletikë, boks dhe shenjëtari sportive.

Posta e Kosovës, përmes imazheve të pullave postare dhe bllokut filatelik, mbështet sportistët tanë pjesëmarrës të Lojërave Olimpike, të cilët po ndërkombëtarizojnë sportin kosovar.

Ata disa herë me trofetë e fituar ngritën lartë flamurin e shtetit të Kosovës, duke na bërë krenar të gjithëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)