28 Mars 2024

Posta e Kosovës dhe Komuna e Skenderajt nënshkruan dy marrëveshje

Skenderaj, 2 mars - Në vazhdën e objektivit kryesor për rritjen e të hyrave vetanake nga shërbimet postare dhe komerciale të Postës së Kosovës, sot  U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, ka nënshkruar edhe dy marrëveshje me Kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.  

Posta e Kosovës do të shpërndajë faturat e tatimit në pronë për të gjithë tatimpaguesit e Skenderajt, si dhe do të ofrojë shërbimet e pagesave të ndryshme për qytetarët skenderajas  brenda objektit të Komunës së Skenderajt.

U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, falënderoi përzemërsisht Kryetarin Bekim Jashari për besimin dhe mbështetjen e tij dhënë për Postën e Kosovës, sidomos në rrethanat kur gjendja e pandemisë ka ndikuar negativisht në afarizmin e ndërmarrjes.  

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, U.D. Kryeshefi Smakiqi, ishte i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij, drejtorët e drejtorive Gazmend Isufi e Burim Geci, si dhe Menaxherin Regjional të Mitrovicës, Faruk Hamza, të cilët kanë dhënë kontribut të përbashkët në realizimin e këtyre projekteve.  

Të dy udhëheqësit u zotuan se do vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe në interes të qytetarëve të Skenderajt. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)